Tronditet bota e futbollit/ Ish lojtari i Liverpul vdes në moshën 27-vjeçare në një aksident tragjik

0
178

Uruguaji është tronditur ditën e sotme nga lajmi tragjik i vdekjes së futbollisit Maksimiliano Pereira. Polumbarët arritën të nxirrnin nga kanali i Penitentes trupin e mbrojtësit 27-vjeçar dhe pas analizave u konfirmua identetit dhe vdekja e tij.

Pereira po udhëtonte me automjet ditën e shtunë pasdite, ndërsa makina e tij rrëshqiti dhe ra brenda në kanal. Për fat të keq, ai nuk mundi të dilte nga makina dhe sot polumbarët nxorën trupin e tij në orën 9 mëngjesit të sotëm.

Në karrierë, Pereira ka luajtur me klubet e Rasing, Sport Bois, Deportivo Santanit, Liverpulit të Uruguajit dhe Sentral Espanjolit.

Klubet Sentral Espanjol dhe Liverpul shprehën dhimbjen në rrjetet sociale për lajmin e hidhur.