Parlamenti Evropian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi për dyshimet e ngrtura për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Eurodeputeti holandez që ndërmori këtë kërkesë, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë dhe një gjë të tillë e ka njofotuar edhe ërmes rrjeteve sociale.
Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor.
Mirëpres përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Ligjvënësi holandez, i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit, tha se “roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”.
“Tashmë Oliver Varhelyi po hetohet nga Parlamenti Evropian për shkelje të Kodit të Sjelljes së BE-së”, theksojnë mediat ndërkombëtare.