Një tërmet me madhësi 4,8 të shkallës Rihter ka tronditur ishullin grek, Kretë në orët e para të mëngjesit sot (24 korrik).
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti u regjistrua në 05.07 (me orën lokale të Greqisë).
Epiqendra e tërmetit ndodhet 23 kilometra në jug-juglindje të Heraklion. Vlerësohet se thellësia e tërmetit ishte 13,3 km. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, apo dëme materiale.