Një atentat është regjistruar pak pas mesnate në fshatin Larushk të Krujës ku ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur 2 nipërit e tij.
Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ramazin Sino dhe të plagosur dy nipërit e tij, njëri prej tyre i identifikuar si Alvi Bejtja.
Dy nipërit, të dy të mitur, përkatësisht të moshave 10 dhe 13 vjec, kanë marrë plagë në krah dhe në këmbë.
Ndërkohë disa minuta pas ngjarjes është gjetur një mjet i djegur në Tapizë, që dyshohet se i përket autorëve të krimit të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ne oborrin e baneses se Gentjan Bejtjas, nje emer i njohur per policine dhe drejtesine shqiptare.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.