Presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari politik, Joe Biden, presin verdiktin popullor se cili prej tyre duhet të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.
Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri të martën në mëngjes. Amerikanët e tjerë do i drejtohen kutive deri në orën 3 të ditës së mërkurë me oren shqiptare.
20:10 Covid-19 komplikon procesin e numërimit
Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.
Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet). Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare. Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin. Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor , shkruan VOA.
20:00 Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve?
Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.
Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.
Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin. Kjo ësht një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm, shkruan VOA.
Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Qendrat e votimit janë hapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara. Në atë që historikisht është qendra e parë e votimit që hapet pas mesnate në ShBA, zoti Biden rezulton se ka fituar të pesë votat në qytetin e vogël Dixville Notch, në Nju Hepshër, ndërsa zotit Trump ka fituar 16 me 5 në qytetin tjetër Millsfield po të Nju Hepshërit.
Demokratët e ish-zv.presidentit Biden parashikohet të fitojnë votën plebishitare dhe të rimarrin kontrollin e plotë të Kongresit, si Senatin, edhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Por fituesi i këtyre zgjedhjeve mund të shpallet jo më brenda ditës për shkak se dhjetëra milionë fletëvotime të dërguara me postë nuk janë administruar ende nga autoritetet.
Këtë fakt presidenti 74-vjeçar, Trump, e kritikoi prej muajsh si strategji për manipulimin e rezultatit në shtetet që qeverisen nga opozita demokrate.Kreu i shtetit u tha të hënën simpatizantëve të tij në Miçigan se ai do i surprizojë të gjithë me një fitore edhe më të thellë sesa ajo ndaj Hilari Clintonit në vitin 2016.
Trump tha se vendin e pret një e ardhme e ndritur në aspektin ekonomik nëse ai rizgjidhet ndërsa për rivalin demokrat tha se nuk e ka më kapacitetin intelektual e as fizik për ta drejtuar një vend.
77-vjeçari Biden, ndërkohë, i shmangu sulmet personale duke i përqendruar akuzat te situata e rëndë me pandeminë që po u kushton jetën mbi 1 mijë amerikanëve çdo ditë.
Politikani i karrierës për 5 dekada tha gjatë një tubimi në shtetin e Pensilvanisë se këto zgjedhje janë betejë për thelbin e Amerikës dhe ai do luftojë kundër kaosit social, përçarjes dhe urrejtjes që sipas tij ka kultivuar presidenti Trump.
Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Biden përpara Trump në nivel kombëtar me së paku 8 për qind avantazh, por demokrati e ngushton epërsinë në disa shtete që potencialisht i japin kreut aktual të shtetit votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili edhe përcakton fituesin.
Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
ora news