Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, vendos tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punëtorëve të huaj

0
2

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një vendim ekzekutiv të premten për të vendosur një tarifë aplikimi prej 100,000 dollarësh për vizat H-1B në një përpjekje për të frenuar atë që administrata e tij e quan përdorim të tepruar të programit.

Ne kemi nevojë për punëtorë të shkëlqyer dhe kjo siguron që kjo është ajo që do të ndodhë”, tha Trump nga Zyra Ovale, ku zyrtarët detajuan se si masa do t’i nxiste kompanitë të punësonin punëtorë amerikanë, duke ofruar ende një rrugë për të punësuar punëtorë të huaj shumë të kualifikuar në fusha të specializuara.

Proklamata do të kufizojë hyrjen në kuadër të programit, përveç nëse shoqërohet me pagesë.