Presidenti amerikan Donald Trump firmosi një sërë urdhrash ekzekutivë të hënën, për të hequr diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen nga ushtria, për të rikthyer mijëra trupa të dëbuar për shkak të refuzimit të marrjes së vaksinës anti-covid, dhe për të moslejuar transgjinorët në radhët e ushtrisë.
Një prej urdhrave ekzekutive të nënshkruar nga Trump thotë se shprehja e identitetit gjinor të ndryshëm nga ai që individi ka gjatë lindjes, nuk përputhet me standardet e ushtrisë.
Ndërsa masa ndalon përdorimin e përemrave të shpikur në ushtri, ajo nuk i përgjigjet pyetjeve kryesore, përfshirë nëse ushtarët transgjinorë që aktualisht shërbejnë në ushtri do të qëndrojnë apo do të përjashtohen.
Planet e Trumpit janë kritikuar ashpër nga grupi për të drejtat e njeriut, të cilët thonë se veprimet e tij do të ishin të paligjshme.
Kjo është hera e dytë që Trump ndërmerr një hap të tillë. Ai ndaloi rekrutimin në ushtri të transgjinorëve edhe në 2017, edhe pse personeli në detyrë u lejua të qëndronte. Urdhri u shfuqizua nga Joe Bien në vitin 2021.
Ushtria amerikane ka një personel prej 1.3 milion personash në detyrë, ndërsa vlerësohet se mes tyre ka 15 mijë transgjinore.
Sekretari i sapobetuar i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka premtuar të bëjë ndryshime të mëdha në Pentagon, dhe e kishte listuar heqjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në ushtri mes prioriteteve kyçe. (A2