Ambasada amerikane në Ukrainë njofton se sot forcat ruse kanë qëlluar dhe vrarë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv.
Përmes një postimi Twitter ambasada shkruan se njerëzit po prisnin në radhë për bukë.
“Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e disponueshme për të siguruar përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë”. shkruhet në postimin e ambasadës.
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
“Rusia po shkatërron sistematikisht infrastrukturën civile të Ukrainës. Ajo shkatërroi 3500 objekte të infrastrukturës: transporti, objekte sociale, godina të kujdesit shëndetësor, institucionet arsimore dhe sociale. Më shumë se 2700 shtëpi u shkatërruan”, tha Shërbimi Shtetëror i Urgjencës së Ukrainës.