Trupi i Diego Armando Maradonës do të zhvendoset nga varri ku prehet, pothuajse katër vjet pas vdekjes së tij.Legjenda e Argjentinës thuhet se do të zhvarroset dhe do të zhvendoset në një memorial të ri publik në Buenos Aires.
Maradona vdiq në vitin 2020 pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi ishte larguar nga spitali ku kreu një operacion pas një gjakderdhjeje në tru
60-vjeçari u nderua si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Maradona u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin e Argjentinës.
Fëmijët e tij janë përpjekur të krijojnë një mauzole të dedikuar që nga viti 2021. Sipas gazetës spanjolle Relevo, një gjykatës më në fund e vendosi të ligjshëm këtë veprim të martën e 1 tetorit, e cila do të shohë trupin e Maradonës të transferuar në një vend përkujtimor të përhershëm në lagjen Puerto Madero të kryeqytetit argjentinas.
Fëmijët e tij pretendojnë se do të jetë një vend pushimi i përjetshëm ku ai mund të vizitohet dhe të marrë njohjen dhe dashurinë e miliona njerëzve që e shprehin atë çdo ditë me mjete të ndryshme.
Faltorja do të njihet si Memorial del Diez ose Memorial M10, për nder të fanellës së famshme me numrin 10 të Maradonës. Mijëra fansa u rreshtuan në rrugët në Argjentinë dhe Itali pas vdekjes së ikonës gati katër vjet më parë.
Top Channel