Trupi thuajse i dekompozuar/ Gjendet një person i pajetë në Lezhë, dyshohet se…

0
2

Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në fshatin Dajc të Lezhës.

Trupi i viktimës, rreth 53 vjeç, është gjetur thuajse i dekompozuar.

Për pasojë dyshohet se viktima ka ndërruar jetë kohë më parë, por një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar.

53-vjeçari  jetonte i vetëm dhe trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.