Tryezat e shqiptarëve për fundvit të cunguara për shkak të çmimeve

0
164

Tryeza e fundvitit për shumë qytetar të Vlorës do të jetë e cunguar për shkak të çmimeve të larta.

Sipas qytetarëve vlonjat çmimet e fruta perimeve, mishit, peshkut dhe bulmetit kanë pësuar rritje prej fillimit të dhjetorit.

Të tilla çmime sipas tyre janë rritur për shkakun e festave pasi dihet që do të ketë shitje.

Për ta, kryesisht për pensionistët është e pamundur t’i blejnë të tilla produkte me të tilla çmime, ndërsa shprehen se me lekët e pensionit vetëm apo të përkrahjes sociale nuk mund të gëzohet në festa

Tregtarët nga ana tjetër shprehen se ka rritje çmimesh, por kjo rritje fillon nga furnitori i cili jua jep mallin më shtrenjtë ndërsa këta të fundit e shesin më shtrenjtë tek konsumatori.

E shohin të padrejtë këtë situata, por shprehen se punojnë për fitime minimale.

Rritje kanë pësuar thuajse të gjitha produktet e fruta perimeve me 10 deri në 20 lekë kilogrami.

Gjithashtu edhe kg i mishit dhe peshkut në Vlorë është rritur me 50 lekë kilogrami, ndërsa produktet bulmetore tregtohen më një rritje prej 30 lekësh për kilogram.

Produktet e gjalla si gjeli i detit, bagëtitë, etj., kanë pësuar rritje çmimesh me 100 lekë për kilogram.

Tryezat e shqiptarëve për fundvit të cunguara për shkak