Yllit të Manchester United, Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.
Avokati grek tha se ai duhet të ulë kokën me turp, për gënjeshtrat e sajuara për “shqiptarët që u përpoqën t’i përdhunojnë motrën”.
Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përballë me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.
Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë. Sot edhe 29-vjeçari Christopher Sharman u përball me akuzat për sulm dhe abuzim verbal.
Harry Maguire nuk ishte në gjyq. Ylli i United u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku po bisedon me Gareth Southgate përpara se Anglia të nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve.
Trajneri i “Tre Luanëve” paralajmëroi se ai mund të përjashtohet nga skuadra, nëse ndryshojnë faktet e ngjarjes.
Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje, i tha MailOnline: “Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.
Pas vendimit trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka larguar nga skuadra kombëtare, të paktën për dy ndeshjet e radhës.
icon style