Kryeministri Edi Rama ka folur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës duke thënë se ofertat ndërkombëtare do të jepen në javën e parë të Tetorit dhe më pas do të lidhet kontrata.
“Në javën e parë të tetorit procesi do rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës”, tha kryeministri Rama nga Vlora.
Ndër të tjera, kryeministri tha se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të fillohet ndërtimi i tunelit të Llogarasë, por nuk dha detaje për datën.(A.M/Faxweb.al)