Turistë francezë vizitojnë Muzeun Etnografik të Elbasanit

0
3

Muzeu Etnografik i Elbasanit, i cili mbart brenda një pasuri të vyer të trashëgimisë historike të qytetit, po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve të huaj.

Së fundmi, një grup turistësh francezë kanë zgjedhur ta vizitojnë këtë muze për t’u njohur me traditat, kulturën dhe mënyrën e jetesës së hershme të qytetit.

Turistët patën mundësinë të zbulojnë nga afër elementë të trashëgimisë etnografike, duke e konsideruar muzeun si një dritare drejt historisë dhe identitetit të Elbasanit.

Interesi i vizitorëve të huaj tregon vlerën e trashëgimisë sonë dhe rëndësinë e saj në promovimin e qytetit të Elbasanit si një destinacion kulturor.

Muzeu Etnografik në Elbasan njihet ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” dhe është shpallur në vitin 1963 Monument Kulture i Kategorisë I.

Në ndërtesën dykatëshe të shekullit të 18-të prezantohet kuadri historik, zejtaria me rreth 80 lloje zejesh, veshjet dhe tipi i banesës qytetare karakteristike elbasanase.