Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet nga një turiste gjermane për përdhunim.
Ngjarja në fjalë raportohet të ketë ndodhur në Kos, ndërsa vajza 27-vjeçare nga Gjermania, pretendon se u takua me të akuzuarin shqiptar, në një lokal dhe më pas qëndruan bashkë deri vonë.
Rreth orës 2:30 në orët e para të së hënës, turistja vendosi që të largohej për të shkuar dhe për të pushuar në shtëpinë e saj. Kështu, ajo u largua nga lokali, por ndërsa po kthehej në hotelin e saj zbuloi se shqiptari po e ndiqte.
Sipas gruas 27-vjeçare gjermane, ajo ishte e frikësuar dhe u përpoq ta shmangte atë, por ai këmbënguli ta ndiqte dhe përfundimisht e çoi atë në një plazh aty pranë ku edhe akuzohet se e përdhunoi.
Nga ana e tij 27-vjeçari shqiptar mohon akuzën, duke pretenduar se gruaja gjermane po gënjen. /abcnews.al/