Edhe pse është një nga pikat turistike më të bukura të Elbasanit, fshati Funar ka mbetur në harresë, I futur në projektin 100 fshatra turistikë, ato jo vetëm që nuk ka turizëm, por as rrugë.
I futur një projektin e 100 fshatrave turistikë, Funari është një ndër zonat më të bukura të Elbasan!
Me fusha të gjelbërta, liqen e male, fshati ka një potencial të lartë turizmi
Vizitorët shprehen të mahnitur me bukurinë e tij.
“E gjithë natyra e gjithë pamja ishte diçka shumë e bukur.”
Por, për të shkuar deri në fshat nuk është e lehtë.
Rruga me gropa, e pashtruar dhe e amortizuar, është një ndër problemet më të mëdha që përballet zona.
“Rruga ishte e pashtruar dhe me shumë kthesa.”
Rruga ishte pak e gjatë dhe e pashtruar.”
Nga ana tjetër Funari po humbet edhe banorët pasi numri i atyre që largohen mbetet i lartë.
“nuk ka kushte. Duhen para. Të rinjtë kërkojnë për më mirë.”
Banorët e zonës hedhin akuza si ndaj pushtetit qendrorë edhe atij lokal për mungesën e investimeve.
Ora News