Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se, “sektori i turizmit në ekonominë shqiptare që prodhon investime të konsiderueshme dhe nëse do kishim situatë tjetër, turizmi do dilte sektori i parë me kontributin më të lartë në ekonomi”.
Gjatë një interviste televizive ai tha se “turizmi ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia, por nuk është gjunjëzuar. Turizmi po vuan një nga momentet më të vështira sa i takon ekzistencës së tij. Kemi kompani apo biznese që po rrezikohen nga mungesa dhe vështirësia e lëvizjes. Turizmi vendas është shpëtuesi i turizmit shqiptarë. Pandemia e goditi turizmin, por nuk e gjunjëzoj. Falenderoj qeverinë e Kosovës që nuk mbylli kufirin”.
“Jemi në një situatë të vështirë nga pikëpamja e pandemisë. Turizmi mbetet një lloj shprese për zonat tona turistike kanë një zgjidhje të brendshme. Hotelet e bregdetit përbëjnë një sipërmarrje mbijetese dhe ka një problematikë të madhe në sektor, jemi të vetëdijshëm. Falënderojmë Kosovën që nuk mbylli kufirin. Ka një % të konsiderueshme turistike, nëse do mbyllej në gusht, do ishte katastrofë për sipërmarrjet shqiptare. Unë dje pata një ditë intensive komunikimi me ministrin. Detin që e kemi një pasuri kombëtare, duhet të shfrytëzohet nga të gjithë nga Kosova, drejt Shqipërisë”, – tha Klosi.
Ai shtoi se “turizmi shqiptar jep rreth 35% të eksporteve shqiptare dhe krahasuar me vendet përreth Shqipëria është bërë trend turistik dhe ka një konkurrencë të madhe në rajon”.
“Mirëfunksionimi i shëndetësisë tonë është një garanci që muaji gusht do të funksionojë si një muaj turistik. Shifrat e korrikut tregojnë se 35% e turistëve përbëhet nga pasaportat e huaja që hyjnë në vendin tonë, ndërsa po vijojnë grupet e organizuara nga Polonia, Bjellorusia, Ukraina, ndërsa në fillim të gushtit presim turistët nordikë”, – tha Klosi, ndërsa vuri në dukje nevojën për rritjen e investimeve në strukturat akomoduese. /j.p/r.e/