“Turp, një deputet merr 4 000 €, ne vritemi për një copë bukë nën tokë!”, minatorët protestë para Kuvendit: Duam statusin!

0
2

Ish-minatorë, minatorë, dhe banorë të Kurdarisë janë ngritur sot në protestë para Kuvendit. Ata njëzëri kërkojnë statusin e montatorit, një premtim ku i mbetur në sirtar.

protestuesit me pankarta në duar dhe mesazhe përmes megafonit, kanë parashtruar disa kërkesa në drejtim të qeverisë. Mes protestuesve është dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Një prej minatorëve tha është e turpshme që një minator vuan për copën e bukës, ndërsa një deputet merr 4 mijë euro.