“Turp për Napolin nëse Hysaj largohet falas, po e vlerësojmë një ofertë”

0
230

Mario Giuffredi, agjent i Mario Rui, Di Lorenzo, Hysaj dhe Veretout, ndërhyri në “Radio Marte”, gjatë emisionit të Raffaele Auriemma.

Ai foli në veçanti për të ardhmen e Elseid Hysaj, e ngatërruar midis rinovimit dhe një oferte nga Rusia:

“Hysaj? Një profesor nga këndvështrimi mbrojtës. Shikoni lojën që bën në të majtë. Ai luan me qetësi, aq sa nuk u rrezikua kurrë. I shkëlqyeshëm edhe nga këndvështrimi mbrojtës, mendoj se është më i miri. Po flasim për kontratën, ditët e fundit kemi marrë një kërkesë nga Spartak Moscow, të cilën po e vlerësojmë“.

“A i plotëson kjo ofertë kërkesat e Napolit? Duhet ta shohim nga këndvështrimi realist, pas disa muajsh ai do të largohet falas, sepse i mbaron kontrata. Do të doja të shihja sa lojtarë të datëlindjes 1994 kanë paraqitje si ai në një klub të rëndësishëm si Napoli. Do të ishte turp për dike, që Hysaj të largohet falas. Rinovimet e Mario Rui dhe Di Lorenzo përfunduan në një kohë shumë të shkurtër. Megjithatë, rinovimi i Hysajt mbetet i vështirë. Unë jam shumë pesimist, nuk mendoj se do të jemi në gjendje të gjejmë një marrëveshje”.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Napolin, por duhet të mbroj lojtarët e mi. Mbetet në dorën e drejtuesve të kuptojnë nëse do ta shesin Elseid apo ta lejojnë të largohet me parametra zero. Pa dyshim, skuadrat që e kërkojnë duhet të jenë të mira për të, teknikisht dhe në nivelin e projektit. Është një situatë shumë komplekse”.

“Problemi me Napolin nuk është teknik, por ekonomik. Elseid është i bindur, dëshiron të qëndrojë te Napoli, të punojë me Gattuso, por po flasim për një futbollist me përvojë të madhe, pavarësisht se akoma i ri në moshë. Fatkeqësisht, realiteti është ky: në pesë muaj mund të biem dakord. Fakti që do t’i skadojë kontrata peshon shumë”.

express