Arsenal bën për ujë të ftohtë Pep Guardiolën. Skuadra e “topçinjve” të Mikel Artetës triumfoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Manchester City në “Fly Emirates”. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Arsenal, që mund thellë një prej rivalëve kryesorë për titull në 3 sezonet e fundit dhe mbi të gjitha mban ende gjallë shpresat për trofeun e kampionit këtë sezon. Vendasit kaluan në avantazh shumë shpejt me Odegard që do të kalonte në avantazh “topçinjtë” që në minutën e dytë. Haaland me kokë, ndërkohë në nisje të pjesës së dytë do të rivendoste barazpeshën teksa me kokë do të shënonte për “qytetarët”.
Por kur u mendua se ndeshja do të ishte e balancuar, nis edhe show i skuadrës së Artetës, të cilët vetëm 60 sekonda pas barazimit rikthehen në avantazh me Tomas Partey pas një goditje nga jashtë zones. Skuadra vendase “fluturon” teksa arrin të gjejë edhe 3 herë rrugën e jetës, falë veprimeve individuale të Lewis Skelly, Kaverz dhe Nwaneri duke kompletuar një sukses të jashtëzakonshëm, me Arsenal që ngjitet në kuotën e 50 pikëve, -6 nga kryesuesit e Liverpool.
I lumtur teksa shijoi suksesin Mikel Arteta e komentoi kështu fitoren e të tijëve, në përfundim të ndeshjes.
“Kjo është një ditë speciale për ne.Na duhej kjo fitore për të ushtruar presion tek kryesuesit. Jam plotësish i kënaqur.
Ndërkohë nuk kishte se si të mos e reflektonte zhgënjimin pas një disfate të thellë tekniku i Cityt Pep Guardiola:
“Jam i keqardhur për 20-25 minutat e fundit të ndeshje. Harruam të bënim atë ç’ka duhet të bënim në fushë. Ishte një ndeshje e vështirë, pësuam shumë shpejtë gjë e cila na ka ndodhur shpesh këto kohë dhe më pas e kemi të vështirë për të reaguar”.
Ndërkohë të pamëshirshme edhe tabloidët britanikë ditën e sotme, që e komentojnë të gjitha njëzëri humbjen me shifrat 5-1 të Cityt, duke patur në titullin kryesor të tyre vetëm një fjalë: “Turpërim”
“Turpërim”.