Turqia tha sot se po bllokonte anijet luftarake të përdorin ngushticat kryesore të Bosforit dhe Dardaneleve në përputhje me konventën që i jep asaj kontroll mbi kalimin e anijeve ushtarake në zonën strategjike.
“Ne kemi njoftuar të dy vendet e rajonit dhe tej që të mos kalojnë anije luftarake nëpër Detin e Zi”, tha ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu. “Ne po zbatojmë Konventën e Montreux” citon AFP.
Edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se vendi i tij do të përdorë autoritetin e saj mbi ngushticat turke sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936 për të parandaluar “përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës Rusi-Ukrainë”, citon REL.
Erdogan, ka thënë sulmi rus në Ukrainë “është i papranueshëm”, mirëpo shteti i tij nuk do t’i kthejë shpinën asnjërit shtet, pasi me të dyja vendet ka lidhje të forta.
Duke folur pas një takimi të kabinetit më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se Turqia, vend anëtar i NATO-s, do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.
Ai ka shtuar se Turqia, e cila ndan kufirin detar me Ukrainën dhe Rusinë, dhe ka lidhje të mira me të dyja shtetet, “do të zbatojë paktin ndërkombëtar detar për të parandaluar përshkallëzimin e luftës”
Turqia e përshkroi sulmin rus si “lufte” të dielën
Sipas Konventës së vitit 1936, Turqia ka të drejtë t’ua ndalojë anijeve luftarake përdorimin e Dardaneleve dhe Bosforit gjatë luftës.
Ukraina i ka kërkuar Ankarasë që të zbatojë Traktin dhe t’ua bllokojë qasjen anijeve luftarake ruse.
Ankaraja ka lidhje të ngushta me Rusinë në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, mirëpo Ukrainës i ka shitur dronë dhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.