Turqia shënon regres në luftën ndaj Covid-19

0
267

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia ka shënuar regres në betejën kundër koronavirusit, por fokusimi në higjienë, përdorimin e maskave dhe mbajtjen e distancës, do të mbrojë njerëzit dhe do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet gjatë pjesës së dytë të vitit.

Gjatë këtij muaji, në Ankara u rihapën restorantet dhe kafenetë dhe u hoqën kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve gjatë fundjavave. Por, që prej 1 qershorit, rastet e reja më sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, janë dyfishuar në Turqi. Pothuajse, 1,600 raste të reja janë raportuar në baza ditore, që ka ngritur shqetësimin e autoriteteve.

“Numrat ditët e fundit, tregojnë se ne kemi humbur pozicionin në luftën kundër epidemisë. Por, ne kemi për qëllim që ta heqim pandeminë nga agjenda jonë, përmes respektimit të higjienës, mbajtjes së maskave dhe respektimit të rregullave të distancës”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv.

Që prej lehtësimit të masave kundër koronavirusit, turqit kanë vërshuar në rrugë, parqe dhe qendra tregtare. Për këtë arsye, të enjten (18 qershor) , autoritetet i bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 185,000 raste me koronavirus, duke e bërë këtë shtet të 13-tin në botë, për sa i përket numrit të të infektuarve.

ora news