Tushemisht, 100 plumba drejt makinave të parkuara dhe dritareve të hotelit

0
253

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një hotel në Tushemisht.

Të shtënat kanë qenë kundrejt disa makinave të parkuara dhe hotelit.

Ngjarja ka ndodhur tek Hotel Volorekë dhe nuk dihet nëse mjetet janë të pushuesve apo pronarit.

“Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.” – njofton policia.

Ndërkohë, pronari i Hotelit Petrit Muçllari është shprehur se policia erdhi 20 min me vonesë dhe se për sulmin e datë 1 i kanë kërkuar të mos e bëjë publike.

Kanë qenë dy persona në këmbë që kanë shtënë me kallashnikov mbi 100 plumba.

Janë dëmtuar 6 makina, dy të pronarit dhe dritaret e dhomave të hotelit.

Pasi kanë shtënë edhe lart, në dhomën e djalit të pronarit, autorët janë larguar në këmbë.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 1 javë pasi të njëjtit njerëz kanë qenë në datë 1 gusht ora 02.00 për të shtënë.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.