Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë në fytyrë. Ai u afrua për të takuar mbështetësit, por befas një prej tyre i dha shuplakën e papritur Presidentit.
Dy persona janë arrestuar deri më tani në Drome, rajoni juglindor të Francës. Menjëherë forcat e sigursë ndërhynë dhe e vunë poshtë autorin që qëlloi Macronin. Nuk dihet kush është personi tjetër i arrestuar.
Nga video dallohet se autori i incidentit është një djalë me bluzë jeshile, maskë dhe syze. ”Poshtë me Makronizmin”, dëgjohet të thuhet në sfond.