U akuzua nga dy vajza për ngacmim seksual, Justin Bieber kërkon dëmshpërblim 20 milionë dollarë

0
270

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka filluar procedurat gjyqësore kundër dy vajzave të cilët e akuzuan për ngacmim seksual dhe duket se po kërkon një dëmshpërblim të majmë- 20 milionë dollarë.

‘Daily Mail’ shkruan se ai ka fituar raundin e parë të gjykimit, gjë që është bërë e ditur nga Gjykata Supreme e Los Angeles.

Ndërkohë avokatët e Bieber po punojnë për të gjetur identitetet e vajzave që kanë ngritur akuzat, por për një gjë të tillë duket se duhet pritur me muaj të tërë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe avokati i këngëtarit, i cili ka pretenduar se të dy profilet mund të jenë të hapura nga i njëjti person.

(A.B)/Dosja.al