U akuzua për përdhunim/ Mbyllet gjyqi për Kylian Mbappe, ja çfarë u vendos për francezin

0
4

Është mbyllur në Suedi hetimi për akuzat ndaj Kylian Mbappe për sulm seksual.

Ai u dyshuar për përdhunim dhe dy raste të ngacmimeve seksuale në një hotel në qendër të Stokholmit më 10 tetor, por prokurorja Marina Chirakova tha se “provat nuk ishin të mjaftueshme”, sipas asaj që raporton gazeta suedeze Aftonbladet.

“Ne kemi marrë masat e zakonshme hetimore, duke përfshirë kryerjen e një sërë intervistash. Në hetimet për dhunën seksuale është zakon që të kryhen edhe hetime teknike dhe ne e bëmë këtë edhe në këtë rast”, shtoi prokurorja, teksa gruaja që akuzoi Mbappen nuk bëri komente

Prokurorët nuk e kanë përmendur kurrë publikisht të dyshuarin në hetim, por shumë media suedeze raportuan se ai ishte sulmuesi i Real Madridit, Mbappe, i cili vizitoi Stokholmin në tetor gjatë një pushimi në La Liga. Në atë kohë, ekipi ligjor i Mbappe i hodhi poshtë këto raporte si të rreme.

 

Top Channel