U akuzua për përdhunimin e të fejuarës, Man, United i “jep duart” talentit anglez

0
183

Tashmë është zyrtare, Mason Grenëood nuk do të jetë më pjesë e Manchester United. Edhe pse nuk ka një vendim gjykate kundër tij, klubi i Manchester kreu hetime e veta dhe doli në përfundimin se lojtari nuk duhet të jetë më pjesë e United.

Klubi bën me dije se procesi nisi në shkurt 2023 edhe pse akuzat në dëm të tij për dhunë ndaj të fejuarës u tërhoqën.

Komunikata e Man, United:

“Morëm parasysh dhe respektuam të drejtat e viktimës bashkë me standartet dhe vlerat e klubit. Morëm informacion të detajuar jo nga publiku por nga njerëz të përfshirë ngushtësisht në këtë çështje. Dolëm në përfundimin se në media dhe publik nuk ka informacionin e nevojshëm për të plotësuar tablonë e asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Mason ka bërë gabime për të cilat tashmë mban përgjegjësi. Kemi rënë dakort që ai ta vazhdojë karrierën diku gjetkë dhe do të punojmë të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Në vitin 2021, Greenëood u akuzua nga e fejuara për dhunë por tashmë ai bashkë me të vazhdojnë jetën sëbashku ndërsa ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare pas tërheqjes së të fejuarës.