U akuzua Taulant Balla/ SPAK: Procedim penal për vjedhjen e sistemit TIMS në 2023

0
2

Vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS është një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë rilindjen e mbushur tashme me skandale të njëpasnjëshme.

U akuzua ish ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili siç duket kishte shkuar në atë post vetëm për të kryer këtë vjedhje dhe për të zhdukur gjurmët e lëvizjeve të tij dhe shefit të tij apo zyrtarëve të rilindjes me bandat dhe kriminelët në hyrje – daljet në kufi.

Ndërkohë që është mësuar se SPAK ka nisur një procedim penal në lidhje me këtë skandal të madh për të cilin ne vitin 2024 u arrestua Ervin Muça, drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ka shitur sistemin TIMS.

Ervin Muça ishte një nga të emëruarit e parë të Taulant Ballës kur ky i fundit mori detyrën e ministrit të Brendshëm.

Dhe opozita në atë kohë lëshoi akuza të ashpra ndaj Mnistrit Balla si iniciatori i një veprimi të tillë.

Në një përgjigje që SPAK i ka kthyer denoncuesit F.D. i cili me 9 prill 2025 ka bërë një denoncim për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ngjarje kjo e ndodhur në data 2-3 gusht 2023,  thuhet se “Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të materialit kallëzues të depozituar nga F.D. ka regjistruar procedim penal”.

“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Image

SYRI.TV