U “arratis” drejt Arabisë Saudite pa lejën e klubit, PSG pezullon Messin

0
91

PSG ka pezulluar Lionel Messin për dy javë me efekt të menjëhershëm për udhëtimin e tij të paautorizuar në Arabinë Saudite, ndërsa asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi raporton prestigjozia franceze RMC Sport.

Nga klubi është cilësuar nga brenda si një gabim i rëndë i numrit 30.

Ndërkohë, argjentinasi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të PSG-së, ndaj Troyes këtë të dielë dhe kundër Ajaccio të shtunën më 13 maj. /G.D abcnews.al/