U “arratis” me biçikletë nga shtëpia, arrestohet shqiptari në Itali

0
253

Një shtetas shqiptar në Itali u arrestua pasi theu urdhrin e gjykatës për “arrest shtëpie”.

36 vjeçari u arrestua në prill të këtij viti nga autoritetet e Riccione për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë arrestimit atij iu gjet rreth 2 kilogram marijuanë në makinë.

Mbrëmjen e djeshme (28 qershor), shqiptari u pikas në orët e vona jashtë shtëpisë së tij teksa largohej me biçikletë.

Ai u arrestua dhe natën e kaloi në dhomat e kompanisë Novafeltria ku më pas u shoqërua sërish për në shtëpi në pritje të seancës gjyqësore.

Ndërkohë një tjetër shtetas shqiptar u arrestua pasditen e së dielës (28 qershor) pasi ushtroi dhunë ndaj efektivit të policisë si dhe i dëmtoi makinën.

Fillimisht, 34 vjeçari, banues në San Bartolomeo al Mare, filloi të provokonte dhe të shante kalimtarët përgjatë pedonales Andora.

Policia mbërriti në vend pas njoftimit të disa banorëve dhe i kërkoi 34 vjeçarit që të qetësohet.

Por ai agravoi edhe më shumë duke iu kthyer me tone të ashpra policisë si dhe duke refuzuar shoqërimin në komisariat. Pas disa tentativave të policisë, 34 vjeçari i gërvishti makinën efektivëve

/Ora News.tv/