U ‘arratis’ pasi sulmoi policin gjatë arrestimit, prangoset pas 10 orësh i shumë kërkuari në Elbasan

0
228

Ditën e sotme, Dhimitër Biba është vënë në pranga nga Policia e Shtetit.

I shumë kërkuari Biba ishte pikasur nga policia në zonën e Bradasheshit ku dhe kanë shkuar për ta arrestuar.

Gjatë tentativës për ta arrestuar, Biba, ka sulmuar një nga efektivët dhe ka arritur të shpëtojë, raporton abcnews.

Blutë janë vënë menjëherë në ndjekje dhe pas 10 orësh kërkime, ata kanë arritur që ta vënë në pranga të shumë kërkuarin.

© SYRI.net