U arrestua gjatë operacionit “Metamorfoza”/Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 3 milionë euro pasurive të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

0
48

Apeli i Posaçëm la sot në fuqi sekuestron e 3 milion euro pasurive të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, i cili u arrestua gjatë operacionit “Metamorfoza”.

SPAK njoftoi më 14 maj të këtij viti se me vendim gjyqësor realizoi sekuestrimin e 36 pasurive që dyshohen se i përkasin ish funksionarit të policisë Oltian Bistri dhe të afërmeve të tij, që të gjithë rreth i ngushtë familjar, të cilët i janë nënshtruar hetimit pasuror.

Sipas një vendimi të shpallur nga gjyqtarja Irena Gjoka, SPAK ka ngrirë pasuri që po administrohen nga agjencia e pasurive të sekuestruara dhe ministria e brendshme, mes tyre 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, truall, garazh dhe automjet.

Në total Prokuroria e Posaçme llogarit se asetet pasurore janë shumëfish më të larta se të ardhurat e ish-zyrtarit dhe të familjarëve të tij. Ndërsa të ardhurat janë ende nën verifikim dhe avokatët e ish kryepolicit pritet të kundërshtojnë ne apel gjetjet e hetimit pasuror, SPAK bën të ditur se Oltion Bistri kishte qenë i përgjuar edhe në 2016.

Në atë kohë Bistri ka mbajtur detyrën e shefit të policisë në Pogradec dhe çështja u hetua nga ish-prokuroria e krimeve të rënda Rrethi i të hetuarve në emër të të cilëve rezultojnë pasuritë është 12 persona.

Gjatë një raportimi para KLP , kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani deklaroi se gjatë 2023 Prokuroria e Posaçme kishte sekuestruar e konfiskuar pasuri me vlerë 41 milionë euro.

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

· Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

· Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

· Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

· Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

· Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;
Në total janë sekuestruar :
➢ 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);
➢ 10 – Apartamente;
➢ 1 – Vilë;
➢ 1 – Truall;
➢ 1 – Garazh;
➢ 1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.
Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

 

Top Channel