U arrestua gjyqtarja dhe avokati për favorizim dënimi, ja sa vite burg u la Xhulio Musaj

0
182

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, avokati Ilir Pashaj dhe familjari i Xhulio Musaj, Taulant Ramollarin dhe vetë i dënuari Xhulio Musaj pritet të dalin të hënën në gjykatën e Elbasit për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata u arrestuan mëngjesin e 22 korrikut nga prokuroria e Posaçme SPAK,  në kuadër të një hetim i për akuzën e korrupsionit për favorizimin e dënimit të Xhulio Musajt.  Ky i fundit rezulton të jetë dënuar me 5 vite e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i është ulur  1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht të pandehurin me 3 vite e 4 muaj burgim.Ky vendim është dhënë në muajin Tetor 2021 nga gjyqtarja Vyshka është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit në Durrës.Por 10 muaj nga dhënia e këtij vendimi, SPAK urdhëroi arrestimet.

Masa e dënimit e Musajt korrespondon edhe me kërkesën e përfaqësuesit të akuzës së Elbasanit, i cili gjatë dhënies së pretencës, kërkoi dënimin e Musaj me 5 vite e 3 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” në dëm të bashkëfshatarit të tij.

Sipas dosjes hetimore vetëm në dy seanca, Xhulio Musaj, është përfaqësuar me avokatin Ilir Pashaj. Ndërsa në seancat e tjera çështja kundër tij është zhvilluar pa avokat.

Burimet nga hetimi sqaruan se në tetor të vitit 2021, avokati Ilir Pashaj, u tha familjarëve të shtetasit Xhulio Musaj, se do i ulte 6 muaj burg për 200 mijë lekë.

Por me sa duket para se të jepej vendimi, familjarë të Xhulio Musaj, përmes avokatit Ilir Pashaj, kanë kërkuar që të ulin masën e dënimit me një periudhë 6 mujore. Për këtë fillimisht është dërguar shuma 200 mijë lekë. Më pas u është kërkuar shuma 400 mijë. Vendimi është dhënë në muajin Tetor 2021, ku me zbritjen e masës së dënimit të përfituar për shkak të gjykimit të shkurtuar, Musaj është dënuar përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim.