Fjolla Morina, e arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës në Kukës pasi u kap me dy pistoleta në makinë është mjaft e njohur për jetën e saj luksoze në rrjetet sociale.
Ajo numëron disa videoklipe ku reklamon një jetë të shtrenjtë. Fjolla Morina numëron rreth 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa në fillim të shtatorit nxori në treg edhe këngën e saj më të fundit.
Gjatë kontrollit të uniformave blu, në automjetin e saj tip Audi ju gjet ne çantën e dorës nja armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak./mv.abcnews.al