U arrestua me shumë bujë nga RENEA, gjykata e Vlorës liron Edison Begajn

0
207

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendosi sot ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edison Begajn, i arrestuar katër ditë më parë në lokalin e tij për armëmbajtje pa leje.

Senca gjyqësore u zhvillua në spitalin rajonal të Vlorës ku Begaj gjendet i shtruar për shkak se ka plagë në këmbë dhe nuk mund të ecte.

Në lidhje me aksionin e policisë, dhe me arrestimin tek biznesi i tij, familjarët e Begajt hodhën  akuza ndaj uniformave blu.

Djali i xhaxhait të tij, Mikel Begaj, tha një ditë më parë se policia nuk ka mundur të mbrojë jetën e Edisonit, ndaj ai ka pasur armë zjarri me vete.

Deklaratat e tij lidhen me atentatin që Begaj ju bë me 29 maj në hyrje të shtëpisë së tij nga një person i veshur me uniformë policie. Ai u plagos me 9 plumba në këmbë.

Begaj rezulton të jetë i dënuar në vitin 2010 me 7.6 vite burg për trafik droge, ndërsa edhe më vonë është kapur me lëndë narkotike.

ora news