U arrestua në kuadër të operacionit ”Metamorfoza”, GJKKO lë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka

0
187

Lihet në fuqi masa “arrest në burg” për biznesmenin, Pëllumb Gjoka, për të cilën ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.