Seksioni i krimit ekonomik në Policinë e Elbasanit ka vënë në pranga një ditë më parë ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në këtë qytet, shtetasin Edlir Sejdini me detyrë economist.
Akuza ndaj tij është shpërdorimi i detyrës nëpërmjet falsifikimit të listë prezencës së punonjësve duke përvetësuar një vlerë prej 30 milon lekësh pranë qendrës shendetësore.
Sipas burimeve 35 vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shuma parash duke falsifikuar listë prezencat e punonjësve. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Dyshohet se Sejdini të ketë bashkepunuar edhe me persona të tjerë. Ndërkohë që vazhdon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
© SYRI.net