U arrestua pasi ndihmonte anëtarët e grupit të Gëzim Çelës, “Apeli” lë në burg Dritan Metajn, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit

0
148

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dritan Metajn. Ky i fundit mbante detyrën e shefit të komisariatit të Kurbinit, ndërsa u arrestua si person që ndihmonte anëtaret e grupit të Gëzim Çelës për trafikimin e lëndëve narkotike

Kujtojmë se më herët ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, ka pranuar takimet me Çelën. Meta kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 30.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 52 akti, datë 26.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga i hetuari/ankuesi Dritan Metaj, ndaj vendimit nr. 111, datë 10.10.2023 (në lëndë të masave të sigurimit) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 111 akti datë 10.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet më tej në njoftim.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.