U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

0
2

 

BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë ndërsa burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur i vëllai.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi.

GEAR Sh.p.k