U arrestua për trafik drogë në Itali, shqiptari fiton pafajësinë pas 15 vitesh burg

0
83

U arrestua për trafik drogë në Itali, një shqiptar është shpallur pas 15 vitesh i pafajshëm . Mediat italiane shkruajnë se 41 vjeçari shqiptar është arrestuar në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, bashkë me tre shqiptarë të tjerë.

Sipas teorisë së prokurorisë italiane, 41-vjeçari  kishte qenë marrës i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Hetuesit e Financës ishin nisur në gjurmët e korrierit, i cili ishte arrestuar me drogën dhe në pranga me të kishin përfunduar edhe ata që duhej të merrnin drogën.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, shqiptari në dëshminë e tij kishte theksuar se nuk mbante mend se çfarë kishte folur në telefon me shqiptarin tjetër, por ajo që ai ka deklaruar është se nuk ka pas lidhje me trafikun e drogës, por vetëm takohej dhe shkonte me të në disko.

Ndërkaq pas 15 vitesh gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës./abcnews.al