Pas përfundminit të proceduarve për masën e sigurisë për Fredi Belerin, për korrupsion dhe blerje votash, është dhënë masa e arrestit edhe për Pandeli Kokoveshin, i cili u arrestua bashkë me të.
Ndaj Pandeli Kokoveshit, i arrestuar në Himarë për blerje votash, u caktua masa “arrest me burg”.
Avokati Ledjo Nuraj, në një prononcim për mediat, është shprehur se provat e mbledhura në lidhje me blerjen e votave nuk janë të mjaftueshme.
Ai ka shtuar se masa e sigurisë është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është marrë në konsideratë gjendja e tij shëndetësore.
Kujtojmë që Kokoveshi aktualisht është i shtruar në QSUT për shkak të problemeve të tij me zemrën, ndërsa tanimë gjendja e tij është e stabilizuar, sipas burimeve nga spitali.
Nuraj ka shtuar se klienti nuk ka mundur të flasë, ndërsa është përfaqësuar vetëm nga mbrojtja e tij. Në fund ai ka thënë se do të ketë një ankimin të kësaj mase sigurie.