Tre ditë pasi efektivët e forcës së posaçme “Shqiponja” arrestoi, Agim Drishtin, djalin e humoristit Ismet Drishti, gjykata e Tiranës, ka vendosur sot të lirojë të riun, duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur pranë policisë gjyqësore”.
Vendimi për lirimin e Drishtit është martë pasditen e sotme nga gjyqtari Altin Abdiu. Nga ana e tij prokurori Dritan Nushi kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Drishtin.
Prokuroria e Tiranës pritet që në ditët në vijim sapo të njihet me vendimin e argumentuar, të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojë masën e “arrestit në burg” për Drishtin.
Drishti, në orët e para të mëngjesit të së shtunës goditi me grushtea e shkelma efektivët e patrullës “Shqiponja”, të cilët ishin duke kryer veprime verifikuese ndaj tij.Drishti u arrestua në kushtet e flagrancës. Ndërsa 4 efektivët e policisë së skuadrës “Shqiponja”, kallëzuan penalisht Agim Drishtin për akuzën e “Kundërshtimit me forcë gjatë ushtrimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të detyrës”.
Avokati mbrojtës i Drishtit, Marash Ibraj, i tha gjykatës se ishin policët që kishin dhunuar dhe ofenduar të riun, ndërsa pretendoi për një masë të butë sigurimi.
Ky nuk është rasti i vetëm që Agim Drishti, krijon situata të tilla, pasi në policinë dhe prokurorinë e Tiranës, ka dhe kallëzime të tjera kundër këtij personi.