U arrestua si anëtar i grupit kriminal, publikohet fotoja e Imer Manahasës

0
126

Publikohet fotoja e 43-vjeçarit Imer Manahasës, i cili u arrestua ditën e sotme në Peqin pasi iu gjet armë, municion luftarak dhe drogë në banesë.

Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij: armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak si dhe lëndë narkotike.

Imer Manahasa është djali i Alber Manahasës dhe vëllai i Seit Manahasës të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash, u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik 2020.

Pistoleta tip “TT” u gjet e fshehur në sabratorin e një makinë në biznesin e familjes Manasani, ku ngriti dyshime të forta për babë e bir.  Pistoleta ka pasur një krehër në trup dhe një fishek të paplasur

Vrasjen e Emiljano Ramazani e ka zbardhur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Vetë ky i fundit ishte ekzekutori i Ramazanit dhe Runajt në korrik 2020 me porosi të Erion Alibejt.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ndodhi për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet. Ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij, u gjet i vrarë edhe miku i ngushtë Regis Runaj.

23-vjeçari u ekzekutua me thikë ndërsa trupi iu hodh buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.