U arrestua si pjesë e grupit kriminal në Greqi, kush është shqiptari “VIP”! “Terrorizoi” policinë greke për vite me radhë (EMRI)

0
2

Ditën e djeshme policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e edhe të një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal. Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe bën me dije se në pranga ka rënë Sandër Pema.

Ky i fundit është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Në këtë ngjarje ishte edhe Pema prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve. Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij. Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën.

Pema ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në 2020. Tashmë trafikun e drejtonte nga burgu.