U arrestuan nga policia si persona që jepnin fajde, familjarët përgënjeshtrojnë policinë e Elbasanit

0
8

Pas publikimit të lajmit nga DVP Elbasan se dy të rinjë janë vënë në pranga nga ana e uniformave blu si të dyshuar se jepnin para me fajde ka reaguar familja e shtetasit D.S duke hedhur poshtë publikisht akuzën e policisë së Elbasanit.

Përmes dokumenteve zyrtare të firmosura pranë noterit rezulton se dhënia e parave është bërë në formua huaje të ligjshme dhe jo fajde siç citohet në komunikatën e policisë.

Të indinjuar mbi këto etiketime të padrejta sipas tyre, familjarët kërkojnë nga policia e Elbasanit saktësimin e kësaj akuze.

Për transparencë bëjnë publike edhe kontratën e huadhënies.

.