U arrestuan për vrasjen e Emiljano Ramazanit, babë e bir lirohen për mungesë provash

0
272

Lirohen dy te dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Me kërkesë të policisë së shtetit, është zëvendësuar masa e sigurisë për shtetasit Albert dhe Seit Menhasa, babë e bir, sepse është provuar që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve, rezulton se arma e cila u gjet në servisin e tyre është vendosur nga dikush tjetër.

Burimet bëjnë me dije se arma dyshohet se është vendosur nga Klevis Kapllanaj, i cili u gjet i vrarë në Rrogozhinë.

Aktualisht prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka vendosur për Albert dhe Seit Menhasën masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashte shtetit.

Elbasani Flash