“U bëre ëngjëll o shpirt”/ Nëna e Emanuelës që u shua bashkë me foshnjën përlot rrjetin

0
417

Miq dhe familjarë të Emanulea Dalipit, 28-vjeçares që një ditë më parë humbi betejën me Covid-19, duke qenë edhe 5 muajshë shtatzënë, kanë përlotur rrjetin. Irma Dalipi, nëna e 28-vjeçares ka ndërruar foton e kopertinës në profiling e saj në Facebook, teksa ka shprehur edhe dhimbjen e madhe.

“U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”- shkruan ajo krah fotos, ndërsa miqtë dhe të afërmit e tjerë, e kanë ngushëlluar në komente.

“Ti tani je nje engjell qe do mbetesh midis nesh .qofsh e Xhenetit,”- shkruan njëri.

“Ema na u prene fjalet per tyj o drite . E pa drejte kjo humbja jote , ishe gjithçka e mire per prinderit motren dhe per gjith njerezine . Pse o Zot e zgjate doren e nuk pe ke more ! Te ndriçofte shpirti Ema,”- shkruan një tjetër.

“Nuk dua ta besoj me vjen shume keq ..Ti qaje per mbesen gjithmone e tani te ndodhi kjo e keqe ..zoti te dhente force,”- vijon dikush më tej.

Paola, një tjetër familjare e të ndjerës ka shprehur dhimbjen gjithashtu, përmes rrjeteve sociale.

Kjo eshte Ema… Vajza estetiste qe projektoi endrrat e saj ne cdo takim tonin te permuajshem prej 6 vitesh… Qe nga lajmi i shtatzanise , gezimi qe do kishte nje vajze, endrrat per nje familje te vogel e te re ,u prene ne mes… U nda nga jeta ,fare pak caste pasi doktoret bene nderprerjen e shtatzanise ne muajin e gjashte si pasoje e komplikacioneve te Covid……. U prehsh ne paqe ..I ZOTIT ESHTE DHEU DHE NJERIU E PLOTESON ATE…,”- shkruan ajo krah fotos së Emanuelës së ndjerë.

Emanuela u shua një ditë më parë. Ajo ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe prej tre ditësh ndodhej në terapi intensive. Gjendja e të resë është rënduar akoma më shumë dhe mjekët e futën në operacion që t’i hiqnin fëmijën. Shpërthimi i hemoragjisë bëri që 28-vjeçarja të vdiste bashkë me foshnjen.

(f.m/dosja.al)