Bllokohen nga rënia e gurëve disa rrugë në qarkun e Elbasanit ! Ja si paraqitet gjendja e aksit nacional Elbasan-Librazhd

0
133

Mbremjen e djeshme qe prej ores 18.00 qarku Elbasan u perfshi nga reshje shiu me intensitet te larte dhe erera te forta. Per shkak te ujerave te shumte dhe inerteve te rena nga shpatet anesore te rruges, u bllokua plotesisht aksi rrugor nacional Elbasan-Qafe Thane ne vendin e quajtur kthesat e Murrashit per gati 2 ore. Rreth ores 20.00 u hap qarkullimi ne njerin krah te rruges dhe situate ka qene nen masat e firmes kontratkuese te ndihmuara nga nje mjet i bashkise Librazhd, si dhe patrullat e policise rrugore. Gjate nates perseri kemi pasur prezence te inerteve ne rruge. Qe nga oret e mengjesit aksi rrugor eshte i hapur ne 2 krahet por levizja eshte e kontrolluar pasi po punohet per pastrimin e inerteve te rena qe jane ne rruge.
Prani te madhe inertesh kemi pasur edhe ne:
aksin rrugor nacional Librazhd-Stebleve ne te gjithe gjatesine e tij
aksin rrugor nacional Elbasan-Gjinar ne gjithe gjatesine e tij
aksin rrugor nacional Gramsh-Moglice ne gjithe gjatesine e tij
Aktualisht akset rrugore jane te hapura me prezencen e mjeteve dhe punonjesve te firmave kontraktuese per pastrimin e tyre nga inertet.
Ne aksin rrugor Gjinar-Zavaline prane fshatit Zavaline kemi bllokim te rruges per shkak te nje masivi shkembor i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve./Elbasani flash