U bllokuan në galeri, mes viktimave në Dibër edhe pronari i minierës

0
211

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Selishtë të Dibrës ku si pasojë e bllokimit brenda një galerie kanë humbur jetën tre persona.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë inxhinieri dhe pronari i galerisë Ismail Hoxha 62 vjeç dhe dy punëtorët Fatos Çeskut 55 vjeç e Rruzhdi Rrushitit, 33 vjeç banues në Bulqizë.

Prefekti i Dibrës, në një intervistë për Abc News është shprehur se sipas informacioneve që ai ka rezulton se miniera ka qenë e mbyllur që nga viti 2017

“Në dijeni time miniera ka qenë e mbyllur që nga viti 2017Ismail Hoxha nga Peshkopia ka qenë vetë pronari i minierës e ka pasur me liçencë,ndërsa dy puntorët kanë qenë nga Bulqiza”, është shprehur prefekti.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë paraprakisht dyshohet se është bërë  asfiksimi për shkak të rrjedhjes së gazit në galeri.

Vijon…