U dëmtuan në çerdhe dhe kopsht, dy të mitur përfundojnë në spital, nisin hetimet

0
205

2 të mitur kanë mbetur të lënduar në çerdhe dhe kopësht në Tiranë. Siç njofton policia, një i mitur 4-vjeçar, sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.

Ndërkohë po dje, një 2-vjeçare është dëmtuar në pjesën e krahut në një çerdhe. Për këtë rast, policia ka sekuestruar pamjet filmike të çerdhes.

Rikujtojmë se pak ditë më parë u zbulua edhe rasti në kopshtin “Stinët” ku edukatorja dhunoi dhe i theu këmbën një 3-vjeçareje.

Njoftimi i policise:

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.